Desha t’i ftoj deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë

Myftiu Naim Tërnava gjatë pritjes së kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka ironizuar në një moment të bisedës, duke thënë se do të donte t’i ftonte të gjithë deputetët ta prenë nga një kurban.

Kështu u shpreh ai me shpresën se do të ndihmonte kjo në zgjidhjen e ngërçit politik.

“Desha t’i ftojë të gjithë anëtarët e Parlamentit ta premë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon më mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, ka thënë Tërnava.