Marcel Desailly rikujton kohën e tij te Milani: “Italia më dha gjithçka. Kur mbërrita në Milano, gjërat u përputhën dhe isha perfekt për Milanin e asaj kohe. Në 4-4-2 agresiv, luaja idealisht pranë Albertinit ose më rrallë Bobanit. Milani dhe Serie A më dhanë mundësinë të bëhesha top-lojtar për rreth tri vite, duke qenë ndër mesfushorët më të mirë në botë. Në fakt, nuk duhej të isha mesfushor, më shumë ndihem mbrojtës, por eksperimentet taktike të Milanit më lejuan të arrija maksimumin”.
Ai përmend kujdesin e jashtëzakonshëm të Berlusconit: “Na jepte gjithçka, nga makinat te ndihma për familjen. Në atë kohë këto gjëra ishin ‘uau’, ndërsa sot mund t’i marrin si normale”.
Për “San Siron”, Desailly thotë: “Gjithmonë kam thënë se është kopshti im. Fusha ishte shpesh katastrofë, duhej të ndryshohej çdo muaj”. Për lojtarët e sotëm: “Më pëlqen Upamecano, duket se e menaxhon mirë adrenalinen e futbollit ndërkombëtar. Saliba gjithashtu është ndër zgjedhjet kryesore në repartin e tij”.
The post Desailly kujton: Berlusconi bëri gjithçka për ne, deri në atë pikë sa ndiheshim fajtorë appeared first on Telesport.