Deri në ora 11:00, mbi 160 mijë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit

Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri tani në këto  zgjedhje të parakohshme nacionale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me përditësimin e të dhënave, ndërsa sipas statistikave të publikuara deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votim është 8,20 për qind.