Deri në dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, Merdarja e Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Deri në dy orë e gjysmë po shkojnë pritjet për të dalë nga pikëkalimi kufitari i Merdares, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Situatë pak më e lehtësuar është te Dheu i Bardhë ku qytetarët që po lëshojnë vendin po presin deri në 40 minuta.

Ndërsa, në Jarinje pritjet janë thuajse të zakonshme deri në 10 minuta./Express/