Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se në disa prej pikave kufitare në hyrje të Kosovës ka pritje të gjata.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, deri në 50 minuta.
Deri në 20 minuta janë pritjet në pikat kufitare: Jarinje , Muçibabë dhe Hani i Elezit.
Kullë, Merdarë dhe Vërmicë janë pikat kufitare ku janë regjistruar deri në 15 minuta pritje.
Në pikat kufitare në dalje të vendit nuk janë regjistruar pritje të gjata.







