30 deri në 40 minuta janë pritjet në kufi të atyre që duan të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë. Në përditësimet e fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pak pas orës 16:00 të ditës së sotme ka treguar se aktualisht kolona në këtë pikë kufitare është 400 metërshe, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare, nuk duhen pritje më shumë se 3 deri në 10 minuta.
Më pak se të Dheu i Bardhë, ka pritje në Bërnjak një tjetër pikë kufitare që ndanë Kosovën e Serbinë.
Te ky pikëkalim kufitar pritjet janë nga 20 deri në 30 minuta, gjersa për të dalë sërish nuk iu duhen më shumë pritje se 3 deri në 5 minuta.
Në Jarinjë edhe për të hyrë edhe për të dalë nga ky pikëkalim kufitar, sipas tabelës së përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, që vepron në kuadër të MPB-së, nuk duhen më shumë se 5 deri në 10 minuta pritje.
Po kaq minuta ka pritje edhe në pikëkalimin me Malin e Zi, në Kullë, njëjtë si për hyrje edhe për dalje këtë të diele të 13 korrikut duhet 5 deri në 10 minuta pritje.
The post Deri në 40 minuta pritje për të hyrë në Kosovë nga `Dheu i Bardhë` appeared first on Kosovapost.net.