Dërguti tregon arsyen se pse Haxhiu nuk është e përshtatshme për kryetare të Kuvendit

Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se VV nuk ka seriozitet as një pjesëmarrjen në seancë.

Ajo kritikoi partinë që ka dalë e para në zgjedhje për vonesat në Kuvend, duke thënë se është mungesë respekti për qytetarët që kanë votuar.

“Bllokada është duke u bërë për shkak të mungesës së numrave të qeverisë. Po shihet edhe jo serioziteti i pjesëmarrjes në seancë, sepse e dinë që nuk kanë bërë asgjë. Partia e parë vjen në fund me 20 minuta vonesë, përveç zvarritjes së gjatë duhet të presin edhe nja 20 minuta”, tha Dërguti.

“Ajo mund të jetë e përshtatshme të jetë pjesë e kabinetit por jo si kryetare e Kuvendit, sepse kryesia e Kuvendit bashkë me kryetarin përfaqësojnë në politikën e jashtme përfaqësojnë gjithë spektrin politik”.

Ndryshe, sërish sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me vetëm 57 vota për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.