Dërguti: LVV mund të ketë mospajtime nëse Fatmir Limaj do të jetë kryeparlamentar

Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë mospajtime nëse Fatmir Limaj do të jetë kryeparlamentar.

Ajo tha mospajtime mund të ketë për shkak të profileve dhe diskurseve politike të VV.

“Vetëvendosje mund të ketë edhe përbrenda mospajtime nëse do të jetë Fatmir Limaj, njeri i UÇK-së, pjesë e një negocimi si kryetar eventual. Sepse duke parë profilet dhe diskursin politike, mund të kenë mospajtime”, tha Dërguti.