Dërguti: LVV-ja vetëm në Fushë Kosovë ka qenë në përparësi për të fituar (VIDEO)

Analistja politike Aida Dërguti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, do të duhej të kishte pasur një rezultat më të mirë.

Në maratonën “Zgjedhjet Lokale 2025”, ajo ka deklaruar se vetëm në Komunën e Fushë Kosovës, LVV-ja ka një garë serioze.

“Nuk është rezultat i mirë për Lëvizjen Vetëvendosje. Në mes të dy palë zgjedhjeve kemi pasur katër vite të qeverisjes së Albin Kurtit me 51%, që do të duhej të linte gjurmë në qeverisjen lokale.”

“Por as me modelin atje, e as me modelin e qeverisjes në komunat që ka pasur, i vetmi vend ku është hapur gara — apo hapësira që të jetë në garë serioze për të dalë i pari — është në Fushë Kosovë, ku është tërhequr kryetari që ka qenë,” ka thënë Dërguti. /Klankosova.tv

The post Dërguti: LVV-ja vetëm në Fushë Kosovë ka qenë në përparësi për të fituar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.