Dërguti: Katastrofë nëse vendi shkon me dy palë zgjedhje në vjeshtë

Opinionistja Aida Dërguti vlerëson se do të ishte katastrofë nëse vendi shkon me dy palë zgjedhje në vjeshtë.

Kjo, sipas saj, për shkak që “e kemi parë se KQZ-ja çfarë performancë katastrofike ka pasur”.

Për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku u tha edhe se KQZ-ja ka thënë që nuk mund të merr përgjegjësi për organizimin e dy palë zgjedhjeve, Dërguti shtoi se kjo edhe do të ishte e qëllimshme për ta dëmtuar komplet procesin, që nuk është interes as i qytetarëve e as i vendit për t’i pasur zgjedhjet kështu të ngatërruara.