Dërguti: Haxhiu është vegël e bllokadës së radhës

Analistja politike, Aida Dërguti, deklaroi se Albulena Haxhiu është vegël e bllokadës së radhës në Kuvend.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo shtoi se Haxhiun po e përdorin qëllimisht për të mos e votuar.

“Shihet që LVV s’i ka numrat për qeverinë, dhe konstituimi i Kuvendit, i cili do të shkaktonte rrjedhjen e afateve, për sa kohë nuk i kanë numrat nuk është në interes të Vetëvendosjes”.

“Prandaj e gjithë kjo lojë dhe përsëritja e emrit të njëjtë, pra eksperimenti i njëjtë e me prit rezultate të ndryshme pa provuar as të negociohet, është nonsense”.

“Po mbahet seanca vetëm sa për të thënë dhe për të vazhduar bllokadën. Pra, qëllimi i Vetëvendosjes është bllokimi”, tha Dërguti.

Të premten do të mbahet seanca e radhës në Kuvend, ku për herë të katërt do të hidhet në votim kandidati/ja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kreut të Kuvendit.