Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të duhej ta kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe — një hap kyç drejt anëtarësimit në këtë organizatë evropiane.
Rohde u shpreh se dërgimi i draftit për shqyrtim në Kushtetuese do të ishte një hap i parë i nevojshëm për të ecur përpara në këtë proces, për të cilin ai mbetet optimist.
“E kemi thënë: sapo të bëhet ky hap i parë, duke ia dërguar gjykatës suaj (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim, ne 100 për qind do të respektojmë vendimin e Gjykatës. Ne do të kemi një takim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Evropës dhe do të shtyjmë për anëtarësim, dhe jam i bindur se Kosova do të kalojë,” u shpreh Rohde në Klan Kosova.
Kriza politike, ambasadori gjerman-Vetëvendosjes: Ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi