Dërgimi i komenteve në Kushtetuese, Presidentja mban konferencë për media

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me fillim nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media.

Sot ajo do t’i jap komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Të premten e kaluar, Kushtetuesja e aprovoi kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Sipas këtij aktvendimi, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.