“Si fëmijë e urreja Lazion aq shumë saqë i vendosja figurat e lojtarëve të saj në albumin ‘Panini’ me kokën poshtë. Të përmbysura, nuk doja t’i shihja as në fytyrë. Por kjo nuk më pengoi kurrë të njihja meritat dhe aftësinë e kundërshtarëve. Brezi im romanist kishte kundërshtarë lazialë si Nesta, Di Vaio dhe Franceschini. Pas çdo përballjeje, përveçse i shtrëngonim dorën njëri-tjetrit me simpati të fshehur, mendoja me vete se sa të fortë ishin.
Nesta, veçanërisht, ishte mbrojtësi më i bukur që kam parë ndonjëherë. Kujtoj një nga derbit e parë ku u përballëm. Fushë e pamundur, dhoma zhveshjeje e keqe nën çatinë e eternitit, shi pa pushim dhe ndjesia se isha djali më i përlyer me baltë në planet.
Në atë peizazh balte dhe pisllëku, e mbaj mend Sandron si një princ: i pastër, elegant, kurrë një ndërhyrje e shëmtuar, nuk kishte nevojë. Ishte e natyrshme ta përshëndesnim dhe t’i buzëqeshnim njëri-tjetrit, edhe në një rivalitet të thellë, sepse e dinte që unë isha mrekullia e akademisë romaniste, ndërsa unë e dija se ai ishte mrekullia e akademisë laziale”.
– Francesco Totti
The post Derbi i Romës sipas Tottit: baltë, shi, rivalitet dhe një “princ” i quajtur Nesta appeared first on Telesport.











