DERBI I NDEZUR: 5 gola, Zubimendi vendimtar, Garnacho i padorëzuar. Gjysmëfinalja e vajtjes Chelsea-Arsenal shkoi për ekipin e Artetas (VIDEO)

Me fitoren e sotme në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e EFL Cup (Carabao Cup) Arsenali ka hedhur një hap shumë të madh drejt finales, pasi ka triumfuar 3-2 në vajtje, në një përballje spektakolare dhe të mbushur me emocione deri në minutën e fundit. Ndeshja e kthimit do të luhet në 4 shkurt në “Emirates”.

“Topçinjtë” e nisën ndeshjen fort dhe kaluan në epërsi që në minutën e 7-të, kur Declan Rice ekzekutoi saktë një goditje nga këndi dhe Ben White u ngrit më lart se të gjithë për të realizuar me kokë.

GOLI I BEN WHITE – VIDEO

Goli u rishikua nga VAR-i, por u konfirmua, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e hershëm. Pjesa e parë u karakterizua nga raste nga të dyja anët dhe disa kartonë të verdhë, por rezultati mbeti 0-1.

GOLI I GYOKERES – VIDEO

Në fillimin e pjesës së dytë, Arsenali goditi sërish. Në minutën e 49-të, Viktor Gyökeres ishte më i shpejti në zonë dhe përfitoi nga një top i kthyer për të shënuar golin e dytë, duke i vështirësuar edhe më shumë gjërat për Chelsean.

GOLI I GARNACHO – VIDEO

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 57-të, Alejandro Garnacho shfrytëzoi një krosim të saktë nga Pedro Neto për të ngushtuar shifrat në 1-2.

Arsenali riktheu qetësinë në minutën e 71-të, kur Martin Zubimendi finalizoi saktë një aksion të bukur ofensiv për golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 1-3.

GOLI I ZUBIMENDIT – VIDEO

Por Chelsea nuk u dorëzua dhe vetëm 12 minuta më vonë, Garnacho realizoi golin e tij të dytë personal, duke e bërë rezultatin 2-3 dhe duke rihapur sfidën. Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i, por u pranua.

GOLI I GARNACHO – VIDEO

Minutat e fundit ishin të tensionuara, megjithatë, Arsenali arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të dalë fitues nga kjo përballje e parë.

Me këtë triumf 3-2 në transfertë, Arsenali shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të rëndësishëm dhe është shumë pranë finales së EFL Cup, ndërsa Chelsea do të ketë nevojë për një paraqitje perfekte për të përmbysur gjithçka.

The post DERBI I NDEZUR: 5 gola, Zubimendi vendimtar, Garnacho i padorëzuar. Gjysmëfinalja e vajtjes Chelsea-Arsenal shkoi për ekipin e Artetas (VIDEO) appeared first on Telesport.