Milani e fitoi sërish derbin 1-0 dhe u afrua me Interin në -7 pikë, 10 javë para fundit të kampionatit italian. Goli i Estupiñán ngjalli shpresën për rikthim në garën e titullit, por 7 pikë diferencë konsiderohen shumë. Elminimi i Interit nga Champions-i ndaj Bodo ka hequr avantazhin e “lodhjes” për kuqezinjtë, ndërsa kalendari i ardhshëm mund të vendosë gjithçka.
Interi do të luajë me Atalantën, Fiorentinën, Romën dhe Comon në dy javët e ardhshme, ndërsa më pas e presin sfidat ndaj Cagliari, Torino, Parma, Lazio, Verona dhe përfundimisht Bologna në “Dall’Ara”, stadium i historisë së hidhur për tifozët zikaltër.
Milani, nga ana tjetër, nuk ka hapësirë për gabime; duhet t’i fitojë të gjitha, 10 ndeshjet e mbetura. Kalendarët e ardhshëm përfshijnë Lazio, Torino, Napoli dhe Udinese, më pas Verona, Juventus, Sassuolo, Atalanta, Genoa dhe Cagliari.
Historikisht, përmbysje të mëdha kanë ndodhur. Në sezonin 1998-1999, Lazio humbi avantazhin 7-pikësh ndaj Milanit, edhe më 1999-2000 Juventusi shpërdoroi 9 pikë përballë Lazios, duke konfirmuar se nuk ka asgjë të pamundur deri në fund të sezonit.
The post Derbi i dytë sezonal i fituar, a e hapi Milani garën e titullit? Ja analiza e kalendarëve appeared first on Telesport.










