Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.
Ajo ka theksuar se partitë opozitare nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
“E madje as atë të 14 shkurtit 2021 nuk e patën pranuar. Nuk e shprehin me fjalë, por e dëshmojnë me veprime”.
“Duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e bllokojnë vullnetin e qytetarëve dhe po e pengojnë formimin e institucioneve. Ky është mosrespektim i demokracisë dhe sfidë e hapur ndaj rendit kushtetues”, ka shkruar Selimi në Facebook.
The post Deputetja Shqipe Selimi: Partitë opozitare nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit appeared first on Kosovapost.net.