Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë se Vjosa Osmani po e shantazhon Valdete Dakën, tashmw ajo si U.D. e presidentit, është militante e Kurtit.
Ajo thotë se Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se po goditej nga të gjitha anët.
Postimi i saj i plotë:
Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët.
Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’.
Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane.
Shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, znj. Valdete Daka, është dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrjen e aktivizëm.