Deputetja e Nismës i përgjigjet Haradinajt: Falë Fatmir Limajt, AAK-ja është në Kuvend

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e ka kritikuar afrimin e kësaj partie me VV-në.

Ajo ka bërë me dije se zyrtarët e AAK-së duhet të kenë kujdes me deklaratat e tyre.

Në një prononcim për “Front Online”, ajo ka thënë se AAK-ja është pjesë e Kuvendit si rezultat i kontributit të Fatmir Limajt.

“E shoh si jo korrekte në raport me NISMA dhe Fatmir Limajn, Dautin për mua këto deklarata të tij janë interminore dhe si rezultat i Fatmir Limaj, AAK është në Kuvend dhe duhet të kenë shumë kujdes në këso deklarata. AAK është pjesë e Kuvendit si rezultat i votave të NISMA dhe kontributit të Fatmir Limajt”, ka thënë Krasniqi.