Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës ka si pasojë rritjen e TVSH-së, duke theksuar se nëse çmimi i naftës rritet, automatikisht rritet edhe TVSH.
Ajo ka shtuar se 51 përqindëshi mjafton për të ta formuar Qeverinë, por shqetësimi sipas saj është “mshelja e derës së dialogut dhe injoranca ndaj pagesave tona”.
Sipas saj, rritja e çmimeve dhe taksave është duke krijuar një pasiguri për qytetarët dhe bizneset.
“Ish desht me kanë opsionet subvencionet e mundshme. As nuk e ka shqyrtu ndonjë mundësi të shqyrtimit që a bën TVSH me u hek apo nuk bën. Në moment që rritet çmimi rritet edhe TVSH.
“Nëse po mendohet se po keqpërdoret çmimi atëherë edhe po trashet logjika e Hekuran Muratit në 2022 ku thotë “heqja e akcizës po trash xhepin tregtarëve”, këtu po trashet xhepi veç i shtetit.
“Në moment që merret nafta, akciza hyn për litër, dhe TVSH hyn për çmim, na i paguajmë, këtë pjesën e TVSH në start merret, i merret biznesit… ne jemi palë e dëmtimit të çfarëdo lloji”, tha Ymeri. /KlanKosova










