Anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Janina Ymeri ka kërkuar kontratat e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike për pesë vitet e fundit gjatë mbledhjes së këtij komisioni.
Ndërkaq, Valon Ramdani nga Lëvizja Vetëvendosje u tha se të bëhet kërkesa për 26 vitet e fundit dhe që të hidhet si propozim për rend dite.
“Unë jam jo vetëm për këto data që tha deputetja Imeri, por për krejt datat, çfarëdo që ka nevojë. Kërkesë nëse kemi edhe ne për data më herët e tash, por mendoj që kjo duhet me u diskutu edhe duhet me u kërku në njërën prej mbledhjeve që do t’i mbajmë në vazhdim. Nëse ka nevojë, le të jetë edhe pikë e rendit të ditës; të diskutohet njëherë e tani të kërkohen edhe datat, jo vetëm datat që i kërkoi deputetja Ymeri, po edhe datat që na interesojnë ndoshta edhe më herët”, tha Ramadani.
Por një sqarim erdhi nga Ymeri duke thënë se kërkesa e saj nuk ka të bëjë me çështje politike.
“Sa për mua, prej vitit 2000 nuk prish punë. 2000–2026 edhe krejt shihet, pavarësisht partisë. Edhe jam në dakord me deputetët e opozitës; nuk është çështje politike, si po e bëjnë disa prej partive, por sa është duke u dëmtuar buxheti, sidomos buxheti i qytetarëve. Unë e propozoj, kryetar, që javën tjetër të jetë në rend të ditës, edhe ju i mendoni vitet që keni me kërku këto kontrata që i bini. Po nëse ju pajtoheni që sot të mos kalojmë te kjo pikë e Komisionit, as javën tjetër në rend dite, edhe më këshillohet që të shkruaj veçmas, unë si deputete jam në rregull, edhe pse jam zëvendëskryetare, jam në rregull, tentoj si deputete”, u shpreh ajo.









