Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi përmes disa fotografive ka treguar se sa e ka të vështirë që të hyjë në sallën e Kuvendit, për shkak se nuk ka infrastrukturë të duhur për personat me aftësi të kufizuara.
Rudi ka thënë se me këto probleme është ballafaquar që 13 vite, fillimisht sa ishte pjesë e Kuvendit Komunal në Malishevë e tani si pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyjë në sallën e Kuvendit. Me një problem të tillë jam ballafaquar edhe për 13 vite sa isha pjesë e Kuvendit Komunal në Malishevë. Por asnjëherë nuk jam ndalur, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve’, ka shkruar Rudi sipër fotografive.
Deputeti Rudi ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara.
https://www.facebook.com/FetahRudiLDK/posts/309531777093446