Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka një porosi për turistët që vijnë këtu

Në një fjalim në parlamentin e Kanadasë, deputeti Kyle Seeback ka uruar për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Teksa ka treguar se bashkëshortja e tij është nga Kosova dhe se djali i tyre ka emrin Kastriot, ashtu si heroi kombëtar i shqiptarëve, Skenderbeu.

“Një këshill për ata që shkojnë në Kosovë, vizitojeni Rahovecin dhe porositni makiato, është më e mira që e kam shijuar ndonjëherë”, ka thënë ai.