Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur se cilin deputetë do ta propozojë sot për kryetar të Kuvendit.
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka treguar se për këtë çështje partia e Albin Kurti as nuk ka diskutuar.
Megjithatë, ai ka shprehur preferencat personale se kush duhet të jetë kandidat.
Ai ka thënë se kandidat duhet të jetë Glauk Konjufca.
“Ai që ka vota më shumë pas Albinit, e që ka më shumë vota se sa subjekti më i madh opozitar, është vetë Glauk Konjufca. Nuk kemi ndonjë takim apo diçka tjetër zyrtarisht, mirë, por unë po e them dhe ashtu e mendoj që emri që do të duhej, do të jetë Konjufca,”, ka thënë Thaçi për “Front Online”.