,

Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Haradinajt pasi ky i fundit tha se s’i shkon Kurtit në takim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar letrën e sotme të ish-kryeministrit Haradinaj, përmes të cilës kreu i AAK-së tregoi se nuk do t’i shkojë Albin Kurtit në takimin e së hënës për diskutuar rreth luftës ndaj pandemisë COVID-19.

Abrashi thotë se letra e Haradinajt ishte shkruar më shumë si një përgjigje për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke potencuar qysh në fillim të shkrimit se Haradinaj ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund”, ka shkruar Abrashi, raporton Express.

Shkrimi i plotë:

Përgjigja e Kryetarit të AAK-së, z. Haradinaj, ndaj Kryeministrit në Detyrë, z.Kurti, se ai nuk vjen në tryezë të hënën për luftimin e Coronavirusit, në fakt, është letër që z.Haradinaj ia dërgon Presidentit Thaçi.

Ai aty shkruan se vazhdimisht dhe zëshëm e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund.

Poshtë e më poshtë. Edhe kur nuk ta merr mendja që nuk ka më poshtë, megjithatë ka, sepse aty shkon ky.

Related Posts