Deputeti i Vetëvendosjes, i vetmi që nuk nderon Himnin e Kosovës në Krushë (VIDEO)

Pas Krushës së Madhe, përvjetori i 19 i masakrës që ndodhi mbi shqiptarët nga forcat serbe, është shënuar edhe në Krushë të Vogël të Rahovecit.

Atje për të nderuar sot të vrarët kanë shkuar numër i madh i qytetarëve dhe zyrtar të lartë shtetërorë, përfaqësues të kuvendit dhe kryetarë komunash.
Kur është intonuar Himni i Kosovës, ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, që e ka injoruar atë, duke mos u ngritur nga ulësja.
Nga të gjithë të pranishmit, ka qenë i vetmi Rexhaj, së paku aq sa shihet nga një video që ka siguruar klankosova.tv që nuk ka nderuar himnin shtetëror./KLANKOSOVA.TV/