Artan Behrami i fitoi dy gara radhazi për deputet me fushatë të bazuar kryekëput në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe drejtësinë për ish-krerët e UÇK-se në Hagë.
Këtë kauzë, ai u zotua ta mbronte deri sa drejtësia për Hashim Thaçin dhe të tjerët të vihej ne vend.
Por, kur procesi gjyqësor në Hagë ka hyrë në fazën përmbyllëse dhe verdikti final ende nuk është dhënë, gazetari e për shumë vjet këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka thyer rëndë zotimin e dhënë.
Jo që thuajse nuk ka iniciuar asnjë nismë domethënëse për kauzën e drejtësisë per çlirintarët, deputeti Behrami e ka bërë të kundërtën. E ka shfrytëzuar për biznes procesin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Të hënën, ndërsa po vazhdojnë të jepen fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Behrami e ka përdorur transmetimin e seancës për reklamimin e klinikës private dentare të Ragip Durmishit, një miku te tij stomatolog, po ashtu të përfshirë në jetën politike në vend.
Anash biznesit privat, një prej fushave me më së shumti konkurrencë siç janë klinikat dentare, Durmishi është edhe ish-asamblist komunal ne Skenderaj.
Behrami e ka postuar të hënën një fotografi nga një intervenim mjekësor qe ka kryer në klinikën e Durmishit, derisa në monitorin dentar ku supozohet të shfaqet fotografimi dentar, është transmetuar direkt seanca gjyqësore në Hagë.

Kësisoj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka kthyer kauzën për drejtësi për çlirimtarët, një nga çështjet më serioze me të cilat po ballafaqohet shoqëria dhe shtetësia e Kosovës, në “dekor” për reklama biznesore.
Rexhep Durmishi, dentisti bashkëpjesëmarrës në “krim” me Behramin, ka ushtruar poziten e asamblistit në Kuvendin Komunal të Skenderajt nga viti 2021 deri më 2025.
Ai nuk ka garuar për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e fundit komunale më 2025.
Ndërsa, Behrami është rizgjedhur edhe për një mandat në legjislativin e vendit pasi kishte fituar ulëse edhe në legjislaturën e kaluar të prodhuar nga zgjedhjet e shkurtit 2025.
Behrami vjen nga nje e kaluar në gazetari dhe per shume vjet ja punuar në kabinetin e ish-presidentit dhe ish-ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.










