Deputeti i PDK-së : Fatmir Limaj do e meritonte votën tonë

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se po të kandidonte për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, do e meritonte votën e PDK-së.

Në një paraqitje para mediave, ai ka deklaruar Limaj është më i duhur për t’u votuar se gjysma e deputetëve të VV-së.

“Mendoj që PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se është më i devotshëm apo më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që ne e kemi një qëndrim, përpos ministrat nuk do t’i votojmë, kështu që mendoj se Fatmir Limaj do e meritonte votën e PDK-së”, ka thënë Nura.

The post Deputeti i PDK-së : Fatmir Limaj do e meritonte votën tonë appeared first on Kosovapost.net.