Deputeti i AAK-së: Taksa ndaj Serbisë të bëhet e përjetshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në Ligj.
Vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm, shkruan Demaliaj në Facebook.
Statusi i plotë i Demaliajt:
“Vendimi i Qeverisë për Taksën % ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!
P.S.
Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!
Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael”.