Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, në konferencën e sotme për media e ka komentuar një reagim të ditës të bërë nga deputeti gjerman Michael Roth, i cili kishte deklaruar se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse për vrasjen e policit kosovar.
Megjithatë, kundrejt tij ka reaguar deputeti Roth, i cili ka thënë se vrasja e njerzëve është krim i tmerrshëm, transmeton Klankosova.tv.
“I nderuar zoti President Aleksandar Vuçiq! Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, shkroi Roth.