Deputeti Armend Muja: Ura do të hapet, dy ura të tjera do të ndërtohen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, tha se ura mbi lumin Ibër do të ndërtohet e se edhe dy ura të tjera do të ndërtohen, shkruan Fokusi.info

Ai akuzoi Milazim Krasniqin se dëshiron konfrontim mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë ashtu që ky konfrontim t’i faturohet Qeverisë Kurti.

Postimi:

Ura kryesore mbi Ibër do të hapet, pa dyshim. Edhe dy ura tjera mbi Ibër do të ndërtohen, pa dyshim. Ajo çfarë Milazim Krasniqi don është që Policia e Kosovës të hyjë në ballafaqim me Karabinierët e Italisë dhe kjo përleshje t’i faturohet qeverisë Kurti! E merreni me mend sa djallëzor!

Para së gjithash Milazimi duhet të përgjigjet: Pse nuk ju thoshte Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ta hapin urën?