Përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit solli përsëri dështim, por prodhoi një rezultat më ndryshe. Vetëvendosje tregoi se në seancë e ka një deputet më pak, por kjo nuk ishte vota e vetme që mungoi për Albulena Haxhiun. Për dallim prej 6 rundeve tjera në të cilat mori 57 vota, sot për të kishte vetëm 54. Nuk dihet nëse pas rezultatit të sotëm VV do të vazhdojë përsëri ritualin për të treguar se i zotëron ende 57 vota duke e propozuar përsëri Albulena Haxhiun pa një marrëveshje paraprake.
Emri i Albulena Haxhiut, ka krijuar një nyje në Kuvendin e Kosovës zgjidhja e secilës nuk po duket askund në horizonte,.
Në njërën anë, Vetëvendosja ngulë këmbë në të njëjtin propozim, ndërsa në anën tjetër, partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe NISMA, shfaqen po aq të vendosura kundër Haxhiut.
Megjithatë, për dallim nga VV-ja e cila është treguar ‘kokëfortë’, duke mos parë asnjë alternativë tjetër pos propozimit të tyre, partitë e tjera, kanë shfaqur gatishmëri për të ia dhënë votën e tyre LVV-së për pozitën e të parit të kuvendit, por, vetëm nëse kjo e fundit ndryshon propozimin.
Këmbëngulja e VV-së në propozimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit, po arsyetohet me faktin është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit.
Kurse ata që po kundërshtojnë më ashpër si PDK e AAK, Haxhiun po e vlerësojnë si figurë ‘’përçarëse’’, duke theksuar se e njëjta ka pasur ‘’shumë skandale’’.
Sa i përket LDK-së, kjo parti ka deklaruar se deputetët e saj nuk kanë vota për asnjë nga kandidatët e VV-së.
Ndonëse qëndrimi i kreut të NISMA’s në raport me Kurtin është parë si punë e kryer, pra që Kurti me votat e tij do t’i formojë lehtë institucionet, Limaj nuk po i jep votat për propozimin e Kurtit për kryetare parlamenti duke e bërë të qartë se dy palët s’kanë marrëveshje.
Vetë Limaj sot ka thënë se duhet marrëveshje politike për shumicën në parlament dhe në Qeveri.
Para seancës së sotme, të dielën, që shkoi ai hezitoi të deklarohej para gazetarëve duke thënë se “jemi bërë bajat me këto deklarata”,shkruan Gazeta Express.
Sido që të jetë, herë 57 vota, e sot 54, tregojnë që Haxhiut, Kurti s’po arrin të ia bëjë votat për pozitën që po mban Kuvendin në ngërç tash e sa ditë.
Nga deklarimet që jepen pas seancave të dështuara më radhë, kuptohen dy gjëra më shumë; Asnjëra palë nuk jep shenja për ndryshim qëndrimesh.
Në anën tjetër, ajo çfarë mbetet ende si diçka, jo aq qartë e kuptuar, është se; Sa mund të vazhdojë kjo situatë? Dhe, a ka përcaktim kohor?
Po kësaj, situatën e komentuar edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili në “Kanal 10”, mbrëmë ka thënë se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket ngërçit në Kuvendin e Kosovës.
“Deputetët kanë mundësinë disa çështje me i ngrit në Gjykatë Kushtetuese përfshi edhe kushtetueshmërinë. Kanë drejtë 10 deputetë e bëjnë kërkesën e dërgojnë Gjykatë Kushtetuese sa i përket formës, ajo forma nuk ka problem sepse është konstatu kam përshtypjen. Sa i përket përmbajtjes me arsyetu gjendjen e cila pak ka gjasa që mund të zgjidhet politikisht. Gjykata Kushtetuese e jep një interpretim të caktuar qoftë edhe me konfirmime që nuk shkohet zgjedhje dhe duhet politikisht me u zgjedh”,ka thënë ai.
Megjithatë, pos opinioneve të tilla, nuk ka një rrugë të qartë që çon drejt zgjidhjes së situatës.
Me qëndrimet e prera të secilës nga partitë, duket se edhe seanca e radhës e thirrur për të enjten, me datë 1 maj, do ta ketë të njëjtin verdikt: Atë të dështimit?