Me 5 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kaloi mandatin 4 deputetëve të rinj nga listat shumëemërore të LSI-së.
Në Tiranë, Edmond Rrushi mori mandatin e dorëzuar nga Endrit Braimllari, ndërsa Ylli Shehu atë të Floida Kërpaçit. Në Qarkun e Dibrës, Aurora Mara zuri vendin e lënë bosh nga Përparim Spahiu, ndërsa në Elbasan, Enver Roshi mori mandatin pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos.
Nga ky moment, të katërt këta deputetë kanë 30 ditë kohë për të bërë betimin në Parlament, përndryshe humbasin mandatin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Por, Top Channel mësoi se kjo procedurë pritet të ndodhë menjëherë, që në seancën e parë të parashikuar, atë të thirrur për paraditen e kësaj të marte.
Ndërkohë, pranë KQZ-së ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe kandidati në listat e Partisë Demokratike të Beratit, Lefter Maliqi, si provë e vullnetit të tij për t’u bërë pjesë e Parlamentit./Top Channel