Disa deputetë nga PDK kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë, ku pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga kjo parti.
Në mesin e deputetëve është edhe Artan Behrami, i cili përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka treguar se ndodhet në pritje para ndërtesës së Qeverisë.
Behrami ka bërë thirrje që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për sot.
“Mirëmëngjes! Okupatorët duhet të kthehen në Kuvend. Të thirret seanca dhe të konstituohet Kuvendi!”, ka shkruar Behrami.
PDK ka paralajmëruar se konferenca për media do të mbahet pak pas orës 07:30./








