Deputetët e PDK-së arrijnë në Kuvend për t’u regjistruar

Deputetët e rinj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës arritën në Kuvendin e Kosovës t’u regjistruar.

Siç shihen ata kanë ardhur në krye me kryetarin e kësaj partie Memli Krasniqi.

Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 pril.