Deponohet në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hanës dhe Feim Kelmendit

Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Financave dhe Hajrije Mustafa – Hykolli, i është bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndaj këtyre zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike kallëzimi është bërë nga një ish punëtor i Telekomit për disa pretendime që ky i fundit kishte.

Sipas kallëzimit penal të paraqitur në Prokurori Speciale me 12 nëntor 2024, zyrtarët e Telekomit kallëzohen në Prokurori speciale për keqpërorim detyre për rast të caktuar, si dhe cenim nga marrdhënia e punës.

Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës ka autorizuar Njësinë e krimeve Ekonomike të policisë të Kosovës për të hetuar dhjetra kontrata të negociuara (njëburimore) në këtë ndërmarrje publike e që vlera e tyre arrin shifrën e 20 milionë eurove.

Periskopi ka raportuar për të gjitha këto kontrata e që kjo ka bërë që drejtori i Financave të Telekomit të Kosovës të bëjë një reagim skandaloz ndaj Prokurorisë duke e quajtur atë ‘organizatë kriminale’.

Këtë reagim të Kelmendit, e ka ripostuar edhe zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e që nxiti reagime të shumta në opinion.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit kanë reaguar ashpër ndaj Sallahut për këtë.