Përfaqësuesit e zyrës për mbledhjen dhe dokumentimin e dëshmive të krimeve të luftës në komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999 kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dosje të reja për krimet e luftës.
Shkëndije Hoda nga kjo zyrë tha se këto dosje janë dëshmi kryesisht për raste që kanë të bëjnë me padi për vrasje.
Kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë ka dorëzuar në PSRK dosje më dëshmi, fotografi dhe deklarata të dëshmitarëve për krimet serbe të kryera në rajonin e Gjakovës.
Kronikë e zgjeruar nga Klan Kosova.