Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri

Deponia në Sferkë të Pejës është përfshirë sërish nga flakët.

Pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, tregojnë zjarr të madh në këtë deponi.

Kujtojmë se banorët e fshatrave të Pejës dhe Klinës kanë protestuar për zjarrin në deponinë e Sferkës, problem me të cilin thonë se përballen prej më shumë se dy dekadash.

Ata kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe aromën e rëndë, duke deklaruar se ndotja ua ka vështirësuar jetën e përditshme dhe qëndrimin në shtëpitë e tyre.