Depay kapet duke përdorur celularin në stol, stafi i Corinthians ndërhyn menjëherë (video)

Gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit brazilian mes Corinthians dhe Flamengo, sulmuesi holandez Memphis Depay u vu në qendër e vëmendjes jo vetëm për lëndimin e tij, por edhe një episod të pazakontë në stol. Depay u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 22-të për shkak të një problemi në kofshën e djathtë, duke u zëvendësuar nga Rodrigo Garro. Pasi u rikthye në dhomat e zhveshjes për trajtim dhe dush, e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Gjatë pjesës së dytë u vu re duke përdorur telefonin celular, një shkelje e rregullave të Federatës së Futbollit të Brazilit, që ndalon pajisjet elektronike për lojtarët, përfshirë rezervat dhe të zëvendësuarit. Dy anëtarë të stafit teknik ndërhynë menjëherë, duke e detyruar ta vendoste telefonin në vend, gjë që Depay e bëri pa kundërshtime.

Në rrjetet sociale, Depay sqaroi: “Telefonata ime shërbeu vetëm për të komunikuar me stafin mjekësor të kombëtares holandeze. U ktheva në stol për të mbështetur skuadrën, kur mund të rrija në dhomat e zhveshjes për lëndimin”. Ai është ende pjesë e kombëtares holandeze, i thirrur nga Ronald Koeman për miqësoret ndaj Norvegjisë dhe Ekuadorit.

The post Depay kapet duke përdorur celularin në stol, stafi i Corinthians ndërhyn menjëherë (video) appeared first on Telesport.