Dëmtimi i Saliba më i rëndë nga sa mendohej, Arteta duhet të qëndrojë gjatë pa francezin

Lajm i keq për Arsenal dhe trajnerin Mikel Arteta. Mbrojtësi William Saliba do të qëndrojë gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Francezi, i zëvendësuar në fillim të ndeshjes kundër Liverpool, ka pësuar një problem që do ta mbajë jashtë për rreth tre deri në katër javë.

Mungesa e Saliba përfaqëson një goditje të madhe për “Topçinjtë”, veçanërisht në një periudhë vendimtare të sezonit. Qendërmbrojtësi do të humbasë një sërë ndeshjesh vendimtare, si në Premier League ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Mungesa e tij e detyruar do ta përjashtojë atë nga ndeshjet kundër Manchester City (21 shtator) dhe Neëcastle (28 shtator), dy ndeshje të mëdha që do të testojnë ambiciet e Arsenal për vendin e parë në renditje.

Për më tepër, Saliba do të humbasë edhe ndeshjen hapëse të Champions League, kur londinezët udhëtojnë në San Mamés për t’u përballur me Athletic Club. Kjo është një goditje e rëndësishme për Artetën, i cili do të duhet të rindërtojë mbrojtjen e tij përpara ndeshjeve kaq delikate.

The post Dëmtimi i Saliba më i rëndë nga sa mendohej, Arteta duhet të qëndrojë gjatë pa francezin appeared first on Telesport.