Dëmtimi i rëndë, Loftus-Cheek kalon me sukses operacionin në nofulla. Jashtë fushave për rreth 8 javë

Milani njoftoi se Ruben Loftus-Cheek ka pësuar një traumë të rëndë në fytyrë, që shkaktoi frakturë të procesit alveolar të nofullës. Futbollisti u shtrua në repartin e Kirurgjisë Maksilo-Faciale dhe Klinikës Odontoiatrike të “ASST Santi Paolo e Carlo”, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga doktori Luca Autelitano.

© Getty Images

Operacioni për reduktimin dhe stabilizimin e frakturës përfundoi me sukses të plotë. Lojtari është në gjendje të mirë, është liruar nga spitali dhe koha e rikuperimit parashikohet rreth 8 javë. “Ishte një goditje e fortë, por më e keqja ka kaluar, – shkroi anglezi në rrjetet sociale. – Falënderoj nga zemra gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin dhe kujdesin.

© Getty Images

Një falënderim i veçantë për tifozët për mesazhet e shumta të mbështetjes. I kam lexuar dhe më kanë dhënë forcë të jashtëzakonshme. Faleminderit edhe shokëve të skuadrës, jemi një grup, një familje. Tani përpara drejt objektivave tanë, të fortë dhe të bashkuar”.

© X

The post Dëmtimi i rëndë, Loftus-Cheek kalon me sukses operacionin në nofulla. Jashtë fushave për rreth 8 javë appeared first on Telesport.