Viti sportiv 2025 i Dusan Vlahovic ka përfunduar të shtunën, pas dëmtimit që do ta mbajë jashtë për një kohë të gjatë. E ardhmja e tij mbetet ende e pasigurt, por një gjë është e qartë: Juventusi nuk do ta shesë në janar. Klubi nuk kishte ndërmend ta bënte këtë para dëmtimit, ndërsa tani është edhe më e pamundur, duke qenë se sulmuesi do të mungojë gjatë.
Vetëm pas 1 shkurtit do të ketë zhvillime konkrete, kur serbi mund të arrijë marrëveshje me cilindo klub, përfshirë edhe vetë Juventusin. Në Torino nuk duan ta humbasin, sidomos jo me parametra zero. Negociatat për rinovimin janë bllokuar, por jo të mbyllura. Siç ka njoftuar Comolli, do të rihapen në fund të sezonit, kur lojtari të kuptojë pozicionin e tij.
Juve do të bëjë një përpjekje të re, por vetëm sipas kushteve të veta, larg kontratës aktuale prej 12 milionë euro (8+4). Pista e Bayern Munich është ftohur, ndërsa Barcelona kërkon një qendërsulmues, por pa hapa konkretë. Në Itali, Milani mund të rikthehet në lojë, pasi e kishte “sonduar” gjatë verës.
The post Dëmtimi i ndryshon të ardhmen Vlahovic. Asnjë largim në janar, Juve do të provojë sërish appeared first on Telesport.









