Edhe pse ka ende një vit kontratë, Arsenal dhe Takehiro Tomiyasu kanë rënë dakord për të ndërprerë me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Japonezi ka luajtur vetëm 6 minuta në sezonin e fundit pas një dëmtimi të rëndë që ka pësuar në gju dhe në këtë mënyrë jo fort të mirë do të largohet nga “Topçinjtë” pas 4 vitesh, ku është aktivizuar pjesërisht në 65 ndeshje dhe ka shënuar dhe dy gola.
Drejtuesit e Arsenalit e kanë marrë këtë vendim duke pasur parasysh dëmtimet e vazhdueshme që ka pësuar japonezi gjatë këtyre 4 viteve në Londër, por edhe konkurrencën e shumtë që ka në pozicionin e tij me emra të njohur si Calafiori, Myles Lewis-Skelly apo edhe Jurren Timber. 26-vjeçari u transferua në gusht të vitit 2021 nga Bologna për 20 milionë euro dhe në atë kohë konsiderohej si një nga mbrojtësit e rinj më premtues të momentit, por lëndimet e shumta ndikuan për keq në karrierën e tij.
E ardhmja e Tomiyasu pritet të jetë ne vendlindjen e tij në Japoni, ku do të transferohet si lojtar i lirë.
The post Dëmtimet e shumta i shkatërruan karrierën, Arsenal i tregon derën futbollistit të njohur appeared first on Telesport.