Parashikimet negative të një dite më parë janë konfirmuar nga vizitat mjekësore. Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor në muskulin soleus të pulpës së majtë, i marrë në mbrëmjen e pafat të Champions League ndaj Bodo/Glimt në Norvegji.
Gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave, ndërsa mungesa në derbi konsiderohet pothuajse e sigurt, pasi pritet të qëndrojë jashtë të paktën 3 javë, me mundësi deri në një muaj. Argjentinasi do të humbasë të paktën 5 ndeshje, por numri mund të shkojë në 9, në varësi të shkallës së dëmtimit.
Klubi zikaltër njoftoi: “Lautaro Martinez iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në ‘Institutin Humanitas’ në Rozzano. Analizat evidentuan një dëmtim muskulor në soleusin e këmbës së majtë. Situata do të rivlerësohet javën e ardhshme”.
Ai do të mungojë ndaj Lecce, Bodo/Glimt, Genoa dhe Como, si edhe ndaj Milanit më 8 mars. Në dyshim mbeten edhe ndeshjet e Champions-it dhe Inter-Atalanta ose Fiorentina-Inter, ndërsa ekziston shpresa për rikuperim më të shpejtë falë aftësisë së tij të lartë fizike.
The post Dëmtim muskulor në pulpën e majtë për Lautaro Martinez, ja ndeshjet që do të humbasë appeared first on Telesport.










