Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq

Analisti Arton Demhasaj u shpreh i bindur se Albin Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë saktë sa numra i ka.

Ai tha se Kurti nuk e “don dështimin në këtë mënyrë”.“Unë në asnjë rrethanë nuk e besoj që ai hyn me u votu në kuvend pa i pas numrat e sigurtë. Kjo nuk ndodhë, nuk e besoj që Albin Kurti hyn në seancë pa e ditë saktë sa numra i ka. Ai dështimin nuk e don në këtë mënyrë me hy në seancë dhe mos me votu një qeveri dhe ai me dal keq, në asnjë rrethanë nuk e bën këtë”, tha Demhasaj në T7.

Theksojmë se fillimisht më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i kuvendit.