Kanë luajtur bashkë te Barcelona nga viti 2017 deri më 2021. Ousmane Dembélé dhe Leo Messi u ritakuan me rastin e sfidës së 1/8-ave të Botërorit për Klube mes PSG-së dhe Inter Miamit, e fituar 4-0 nga kampionët e Europës, dhe u përqafuan pas ndeshjes.
Sulmuesi francez më pas publikoi në rrjetet sociale foton e “thesarit” së tij: fanellë, pantallona të shkurtra, madje edhe këpucët e yllit argjentinas, 8 herë fituesit të “Topit të Artë”.
“Sa bukur të të ritakoja, Leo, më i miri i të gjitha kohërave… Shpresoj të vazhdosh të bësh histori me Inter Miami ashtu si në këtë Botëror për Klube”, – shkroi ylli i PSG, krahas fotove përkatëse, në postimin e bërë në Instagram.
Dembélé mori gjithashtu fanellat e dy ish-shokëve të tjerë të Barcelonës, Luis Suarez dhe Jordi Alba.
The post Dembélé, përqafimi me Messin dhe… “thesari i plotë” që mori pas ndeshjes appeared first on Telesport.