Në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League ndaj Chelsea në Stamford Bridge, sulmuesi Ousmane Dembélé u shfaq në një konferencë për shtyp.
“Ne duhet të luajmë për klubin së pari, jo për veten tone. Jemi kampionët në fuqi dhe duam të vazhdojmë më tej,” shpjegoi Dembélé.
Mesazhi i Dembélé vjen në një moment delikat për PSG-në. “Ne treguam një anë tjetër në Ligën e Kampionëve. Klubi mbetet përparësia, përpara egove individuale“, shtoi ai.
Fituesi i Topit të Artë 2025 u vu në pikëpyetje për të ardhmen e tij te PSG, me kontratën e tij që skadon në vitin 2028. “Nuk shoh asnjë arsye për të mos qëndruar. Por unë nuk marr vendime për kontratën: ato varen nga klubi dhe agjenti im.”
The post Dembele: Nuk kam asnjë arsye të largohem nga PSG, por nuk jam unë ai që vendos appeared first on Telesport.










