Franca fitoi mbrëmë 0-2 në transfertë ndaj Ukrainës, për ndeshjen e parë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Lajmi i keq për francezët ishte dëmtimi i Ousmane Dembele, i cili la fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë.
Dëmtimi i Dembele duket se ka futur në “sherr” francën me klubin e PSG-së. Mediat franceze raportojnë se PSG akuzon Federatën franceze për keqtrajtim të lojtarit dhe se ai nuk duhej të ishte grumbulluar për këto ndeshje të kombëtares, duke ditur se nuk ishte në formë të mirë fizike.
Ndërkohë, RMC Sport raporton se Dembele pritet të mungojë për të paktën 6 javë dhe ky dëmtim mund të ndikojë në garën e ngushtë për “Topin e Artë”. Votimet për fituesin e “Topit të Artë” mbyllen më 22 shtator dhe një paraqitje e mirë e Dembele në këto ndeshje, mund të përkthehej në vota më shumë për sulmuesin francez.
The post Dembele fut në “sherr” Francën me klubin e PSG-së, sulmuesi do të mungojë për të paktën 6 javë appeared first on Telesport.