Ousmane Dembélé fitoi “Topin e Artë” 2025, duke lënë pas Yamal. Me 35 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat, sezoni i tij ishte i jashtëzakonshëm, duke treguar rikuperimin pas periudhave të vështira në karrierë.
I habitur nga suksesi i Dembélé është edhe ish-sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud. Në një intervistë për “L’Equipe”, Giroud pranoi: “A shihja tek ai potencial për ‘Topin e Artë’? Është e vështirë të thuhet. Kur e shihja çdo ditë te kombëtarja franceze, jo, nuk mendoja domosdoshmërisht se kishte potencial për ‘Topin e Artë’.
Për ta fituar duhet talent dhe një sezon i jashtëzakonshëm që të të çojë në krye. Ai kishte talent, por duhej të bënte sezonin e duhur, me klubin e duhur dhe të fitonte gjithçka, siç bëri në fakt, sepse ‘Topi i Artë’ varet shumë edhe nga skuadra”.
The post Dembele fitoi “Topin e Artë”, sinqeriteti i Giroud: Nuk do ta besoja kurrë këtë gjë në të kaluarën appeared first on Telesport.









