Dembele favorit për të fituar Topin e Artë sipas sondazhit të fundit, Mbappe i treti

Një sondazh i ri është kryer nga media franceze L’Equipe se cili lojtar është më i miri për të fituar Topin e Artë këtë vit.

Sondazhi zbulon se Ousmane Dembele është favoriti për të fituar çmimin me 44%. Sulmuesi i PSG-së ndihmoi ekipin e tij të fitonte Ligën e Kampionëve për herë të parë.

Në vendin e dytë është superylli në ngritje i Barcelonës, Lamine Yamal, me 21%. 17-vjeçari ka treguar një performancë shumë të mirë këtë sezon.Fituesi i Këpucës së Artë të Evropës, Kylian Mbappe, renditet i treti me 21%. Superylli francez shënoi mbi 40 gola në sezonin e tij të parë te Real Madridi.